Presidentja Atifete Jahjaga uroi Papa Benediktin XVI

Me rastin e Festës së Pashkëve, Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i ka dërguar një telegram urimi Shenjtërisë së Tij, Papa Benedikti XVI.

Në urim thuhet:
 
Shenjtërisë së Tij, Papës Benedikti XVI
 
Me rastin e Festës së Pashkëve, i shpreh Shenjtërisë së Juaj urimet e mia më të përzemërta, në emër të institucioneve dhe të popullit të Republikës së Kosovës.
 
Gjithashtu, e shpreh falënderimin e popullit të Kosovës për kujdesin dhe dashurinë e Juaj si dhe të Selisë së Shenjtë për vendin tim, i cili është një shembull i mirë në botë i bashkimit në dallime nëpërmjet bashkëjetesës, harmonisë dhe tolerancës në mes njerëzve të etnive dhe besimeve të ndryshme.
 
Ju lus, Shenjtëria juaj, që duke pranuar ndjenjën e konsideratës sime më të lartë, të luteni për popullin dhe për vendin tim. 
 
Për shumë mot Pashkët!
 
Sinqerisht,
 
Zonja Atifete Jahjaga
Presidente e Republikës së Kosovës