Presidentja Atifete Jahjaga u takua me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u takua me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, zotin Erion Veliaj.

Presidentja Jahjaga dhe kryetari Veliaj diskutuan për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mes kryeqendrave të dyja vendeve, Prishtinës dhe Tiranës, që do të ndihmojë jo vetëm në zhvillim, por edhe në përafrim të tyre.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, zotëri Erion Veliaj, në shenjë nderimi i dorëzoi presidentes Jahjaga Çelësin e Tiranës.