Presidentja Atifete Jahjaga priti z.Soren Jessen Petersen

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim ish-Përfaqësuesin e Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, zotëri Soren Jessen Petersen.

Presidentja Jahjaga dhe zotëri Jessen Petersen biseduan për zhvillimet aktuale në Kosovë, procesin e integrimeve evropiane të vendit, konsolidimin e shtetësisë së Kosovës dhe prezantimin e vendit në skenën ndërkombëtare si dhe zhvillimin ekonomik dhe investimet e huaja që do të ndihmonin Kosovën.

Të dy bashkëbiseduesit theksuan se Kosova po luan një rol të rëndësishëm si një faktor paqeje, stabiliteti dhe bashkëpunimi në rajon.