Presidentja Atifete Jahjaga priti Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së në Kosovë zotëri Samuel Zbogar, i cili ia dorëzoi Studimin e Fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet BE-së dhe Kosovës.

Presidentja Jahjaga dhe zotëri Zbogar vlerësuan se kjo është një ditë e mirë për Kosovën e cila ka një perspektivë të qartë evropiane si të gjitha vendet e tjera në rajon.

Presidentja Jahjaga dhe zotëri Zbogar thanë se integrimi në BE nënkupton stabilitet dhe siguri në rajon dhe nënvizuan faktin se thellimi i reformave në fusha të ndryshme është ndihmesë për anëtarësim në strukturat evropiane.