Presidentja Atifete Jahjaga priti ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës në SHBA, Akan Ismaili

Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga priti sot në një takim ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zotërinë Akan Ismaili.

Në takim në të cilin ishte edhe ministri i punëve të jashtme të Republikës së Kosovës, zotëri Enver Hoxhaj.
 
Presidentja Atifete Jahjaga  foli për marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për ndihmën dhe për përkrahjen që qeveria dhe populli amerikan i ka dhënë e po i jep Kosovës dhe e porositi ambasadorin  që të punojë me përkushtim që këto marrëdhënie të përparohen e zhvillohen në interesin e të dy vendeve.
 
Me këtë rast Presidentja Jahjaga i përcolli urimet më të përzemërta për Presidentin e SHBA-ve, Barack Obama.
 
Ambasadori Akan Ismaili merr detyrën si ambasador i përhershëm e fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke e zëvendësuar ambasadorin e deritashëm, zotëri Avni Spahiun, i cili është dekretuar në një detyrë të re.