Presidentja Atifete Jahjaga priti ambasadoren e Mauritanisë në Itali, jorezidente për Kosovën, Mariem Aouffa

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadoren e Mauritanisë në Itali, jorezidente për Kosovën, zonjën Mariem Aouffa, e cila i dorëzoi letrat kredenciale.

Presidentja Jahjaga e uroi ambasadoren Aouffa për detyrën e re, duke i dëshiruar punë të suksesshme gjatë mandatit të saj si ambasadore jorezidente e Mauritanisë  në Republikën e Kosovës.

Presidentja Jahjaga vlerësoi marrëdhëniet midis Republikës së Kosovës dhe Mauritanisë, ndërkohë që theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit midis dy vende në të gjitha fushat me interes bilateral.

Ambasadorja Mariem Aouffa shprehu gatishmërinë e institucioneve të Mauritanisë për thellimin e bashkëpunimit me institucionet e Republikës së Kosovës në çdo sferë me interes për të dyja vendet.