Presidentja Atifete Jahjaga dekretoi konfirmimin e vazhdimit të mandatit të gjyqtarëve ndërkombëtarë në Gjykatën Kushtetuese

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, më 31 gusht 2014 (e diel), dekretoi konfirmimin e vazhdimit të mandatit të gjyqtarëve ndërkombëtarë në Gjykatën kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Dekretimi u bë, duke u bazuar në nenin 84, pika 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 2 (shtojca 1) të Ligjit Nr.04/L-274, për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë dhe në shkresën me Nr. Prot. 693, të pranuar në Zyrën e Presidentit të Republikës së Kosovës më datë 25 gusht 2014, nga Shefi i Misionit EULEX Kosova.