Presidentit Behgjet Pacolli filloi vizitën zyrtare në Maqedoni, u takua me Presidentin Gjorgji Ivanov

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli ka filluar sot vizitën zyrtare dyditore në Republikën e Maqedonisë, me ftesë të Presidentit Gjorgji Ivanov.

Në këtë vizitë ai po shoqërohet nga Ministri i Bujqësisë i Kosovës, Blerand Stavileci ushtruesi i detyrës së ambasadorit në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup, Skender Durmishi, bashkëpunëtorët e tij dhe përfaqësuesit e biznesit.

Presidenti Pacolli, në fillim të vizitës së tij, është pritur nga Presidenti Ivanov me nderime shtetërore. Të dy presidentët kanë ndjekur antonimin e himneve të të dy vendeve dhe pastaj kanë parakaluar para Gardës së Nderit.

Më tej, pasi kanë zhvilluar një takim kokë më kokë, Presidenti Pacolli dhe Presidenti Ivanov kanë drejtuar takimin e delegacioneve të të dy vendeve, në të cilin janë diskutuar një varg temash, që nga sfera e bashkëpunimit politik e deri te zhvillimi ekonomik.

Presidentët kanë konstatuar se si Kosova ashtu edhe Maqedonia janë partnerë strategjikë të njëra-tjetra, duke pasur parasysh marrëdhëniet shumë të mira mes të dy vendeve në të gjitha fushat, si dhe rrugëtimin e tyre drejt integrimit sa më të shpejtë në institucionet ndërkombëtare.

Pas takimit të delegacioneve, në prani të presidentëve Pacolli e Ivanov, ministri i i Bujqësisë i Kosovës, Blerand Stavileci dhe ministri i Bujqësisë i Maqedonisë, Lupco Dimovski nënshkruan marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e bujqësisë dhe sektorë të afërt me këtë fushë.

Në një konferencë për media pas takimit, Presidenti Pacolli dhe Presidenti Ivanov kanë folur për takimin e tyre:

Presidenti Ivanov: Në fillim më lejoni që publikisht t’i uroj z.Pacolli zgjedhjen në detyrën e Presidentit të Kosovës. Dëshiroj që si edhe me paraardhësit e tij të arrijmë të krijojmë marrëdhënie personale miqësore, që do të jenë të rëndësishme për të dy shtetet tona, sepse marrëdhëniet e mira personale japin kontributin për marrëdhëniet e mira mes të dy shteteve.

Kjo vizitë paraqet sinjal të qartë për gatishmërinë tonë për bashkëpunim të mëtejshëm midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës. Me Presidentin Pacolli patëm biseda shumë konstruktive, shkëmbyem mendime për marrëdhëniet e dyanshme dhe për çështjet rajonale dhe të interesit të përbashkët.

Republika e Maqedonisë mbështet procesin e avancimit dhe të zhvillimit të të gjithë fqinjëve tanë, duke dëshiruar sukses të mëtejshëm edhe për fqinjët tanë, Republikën e Kosovës.

Jemi të gatshëm të mbështesim dhe të ndihmojmë të gjitha proceset në Kosovë, në pajtim me përvojën tonë dhe interesat tona kombëtare. Maqedonia është e interesuar për bashkëpunim me Kosovën në të gjithë fushat. Demarkacioni i kufirit është një arritje kyçe e bashkëpunimit të deritanishëm mes dy shteteve tona, që i kontribuon edhe forcimit të sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon. Me mbylljen e kësaj çështjeje vendosëm një shembull për shtetet e tjera të rajonit se si duhet t’i tejkalojnë çështjet bilaterale në mënyrë evropiane.

Ne konsiderojmë se integrimet euroatlantike janë një çështje kyçe. Shprehim gatishmërinë tonë për të ndihmuar Kosovën në realizimin e reformave të nevojshme institucionale, reformave në administratën publike, në gjyqësi e fusha të tjera. Mendoj se në këtë drejtim duhet të vazhdojmë me shtrirjen e marrëdhënieve tona  për t’iu lënë brevave të ardhshëm një bazë të cilën do të mund ta zhvillojnë edhe më tej.

Presidenti Pacolli: Pata një takim shumë miqësor, ta hapur dhe të sinqertë më presidentin Ivanov. U dëshmua edhe një herë se jemi në rrugë të mirë. Ne kemi fqinjë të mirë me Maqedoninë. Ne kemi filluar mbarë. Kemi zgjidhur të gjitha problemet që kanë qenë për t’u zgjidhur. Kemi lidhur marrëdhënie diplomatike në kohë të duhur dhe tani fillojmë të bashkëpunojmë por të ardhmen e qytetarëve tanë

Nuk kemi probleme që duhet të humbim kohë dhe të merremi me të kaluarën. Ne tash do t’i përmbushim të gjitha marrëveshjet e nënshkruara. Dhjetë janë nënshkruar deri tani dhe sot u nënshkrua edhe një tjetër, e njëmbëdhjeta. Në të ardhmen e aftër do të nënshkruhen edhe disa marrëveshje të tjera, në fushën e drejtësisë. Kështu që kemi hapur një front të punës.

Unë e falënderova Presidentin Ivanov për dëshirën e tij, energjinë e tij pozitive që edhe në këto troje të dominojë jeta civilizuese, ashtu si u ka hije dhe si e meritojnë qytetarët tanë.

Maqedonia ka bërë hapa gjigantë drejt integrimeve euroatlantike. Kosova ballafaqohet edhe me disa probleme për të cilat në këtë periudhë shytë filluar të punohet në mënyrë intensive.

Sot temë e bisedimeve me presidentin Ivanov ishte që Maqedonia të ndihmojë Kosovën në këtë rrugëtim. Ne kemi fat që jemi dy shtete multietnike dhe jemi shumë të qartë se në këtë mënyrë, duke respektuar njërit tjetrin, duke respektuar edhe bashkëqytetarët e etnive të tjetra, në mënyrë të qartë të ecim drejt integrimeve euroatlantike.

Ne biseduam edhe për krijimin e një hapësire të re të tregut, pasi që tregu për maqedonët në Maqedoni është i bogël, për kosovarët në Kosovës është i vogël. Të krijojmë një treg më të madh për vepruesit tonë ekonomikë.

Ne jemi në sintoni të përbashkët për krijimin e mundësive të lëvizjes sa më të lirë të njerëzve, ideve dhe kapitalit.

Unë e informova Presidentin Ivanov se Kosova ka filluar dialogun me Serbinë. Kosova gjithmonë do të bisedojë por çdo çështje që ndikon drejtpërsëdrejti për krijimin e kushteve më të mira për jetën e qytetarëve. T’i hapim kufijtë për njerëzi mirëdashës, njerëzit që e duan paqen, por t’i mbyllim ato për bandat kriminale dhe ata që e pengojnë zhvillimin e kësaj shoqërie në mënyrë dinjitoze.

Ne biseduam që takimet tradicionale mes presidentëve të rajonit, që ato të intensifikohen me takimet të kryeministrave tanë, kryetarëve të parlamentit dhe të forumeve të biznesit.

Duke respektuar të tjerët, në do të respektohem edhe nga të tjetër në të njëjtën mënyrë. Kështu do të rrugëtojmë së bashku kryelartë dhje do të hyjmë në shtëpinë e madhe evropiane, e cila shimë shpejt do ta presë Maqedoninë  edhe Kosovën.