Presidenti: Zahiri, Hakifi dhe Edmondi kishin vizion të qartë për liri dhe pavarësi

Prishtinë, 31 janar 2019 - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka bërë homazhe të shtatorja e Zahir Pajazitit, me rastin e 22 vjetorit të rënies heroike të Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës.

Kreu i shtetit e ka vlerësuar lart vizionin dhe guximin e tre heronjve të kombit.

“Filluan rezistencën për liri dhe pavarësi, me një vizion dhe qëndrim shumë të qartë. Me guximin dhe vizionin e tyre bënë që të bashkohet gjithë populli i Kosovës, gjithë kombi dhe ta kemi përkrahjen edhe të bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë presidenti Thaçi.

“Sot bëjmë nderimet më të larta shtetërore për komandantët tanë, për bashkëluftëtarët tanë, duke treguar gjithmonë respekt institucional, duke vlerësuar dhe afirmuar vlerat e luftës për liri dhe pavarësi, e në të njëjtën kohë duke marrë energji të reja në përkushtimet tona të ardhshme për integrim edhe në NATO, edhe në Bashkim Evropian, dhe në fuqizimin e partneritetit të përjetshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka përfunduar presidenti Thaçi.