Presidenti Thaçi udhëtoi për në Tiranë, merr pjesë në Samitin e Brdo-Brijunit

Tiranë, 08 maj 2019 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Tiranë, ku do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit.

Sot në Tiranë, presidenti Thaçi do të zhvillojë një takim bilateral me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Po ashtu, presidenti Thaçi sot do të takohet edhe me Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, me të cilën do të bisedojë për perspektivën evropiane të Kosovës dhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.