Presidenti Thaçi takoi Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë

Uashington, 27 shkurt 2020 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka takuar Robert O'Brien në Shtëpinë e Bardhë, Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Presidenti Thaçi u shpreh se “ishte një takim i shkëlqyer me Këshilltarin për Siguri Kombëtare, z. O’Brien”.

“Liria, pavarësia dhe suksesi i Kosovës është pashmangshëm i lidhur me bashkërendimin tonë me aleatët tanë, para së gjithash me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shtoi Presidenti Thaçi.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shtuar vëmendjen ndaj Kosovës dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor në përgjithësi, me iniciativë të vetë Presidentit Trump.