Presidenti Thaçi takoi diplomatin amerikan Philip Reeker

Bratislavë, 7 qershor – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në margjinat e forumit ndërkombëtar GlobSec në Bratislavë, takoi diplomatin amerikan Philip Reeker, zëvendës sekretar i shtetit për Evropë dhe Euroazi, me të cilin bisedoi për vazhdimin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti Thaçi dhe diplomati Reeker diskutuan për mundësinë e arritjes së një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

\"Është proces i vështirë, por ende besoj që mund të arrijmë një marrëveshje paqësore, finale e gjithëpërfshirëse\", u shpreh Presidenti Thaçi.

Nga ana tjetër, Philip Reeker, u pajtua për nevojën e vazhdimit të dialogut dhe për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.

Presidenti Thaçi ka theksuar se angazhimi amerikan në këtë proces është garancë për Kosovën.

\"Angazhimi amerikan është besim dhe garancë për Kosovën në procesin e dialogut\", ka thënë presidenti Thaçi.