Presidenti Thaçi priti komisionerin Hahn, e vlerësoi angazhimin e tij për zgjidhjen e problemeve

Prishtinë, 3 dhjetor 2018 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot Komisionerin Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata për Anëtarësim, Johannes Hahn, me të cilin bisedoi për të ardhmen evropiane të Kosovës.

Presidenti Thaçi, duke i uruar mirëseardhje komisionerit Hahn, ftoi për një angazhim më të madh të BE-së në Kosovë dhe rajon.

Nga ana tjetër, komisioneri Hahn u shpreh përkrahës për aspiratat e Kosovës dhe të rajonit.

“Jam i interesuar që t’i zgjidhim të gjitha çështjet”, u shpreh komisioneri Hahn, duke folur për raportet e Kosovës me BE-në dhe për çështjet ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Thaçi theksoi se e çmon rolin e komisionerit Hahn.

“E vlerësoj vizitën dhe angazhimin tuaj për zgjidhjen e problemeve”, u shpreh presidenti Thaçi.