Presidenti Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e Mbretërisë së Holandës, Carin Lobbezzoo

Prishtinë, 15 shtator 2020 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Mbretërisë së Holandës, Carin Lobbezoo.

Kreu i shtetit i ka uruar mirëseardhje në Kosovë, ambasadores Lobbezzoo, derisa ka theksuar se Holanda është partner i rëndësishëm për Kosovën në veçanti sa i përket integrimit të Kosovës në BE dhe liberalizimit të vizave, ku vendi ynë ka nevojë për mbështetje të fuqishme nga aleatët evropianë.

“Kosova do të vazhdojë të punojë me përkushtim në agjendën e saj evropiane”, përfundoi presidenti Thaçi.