Presidenti Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Arabisë Saudite

Prishtinë, 25 janar 2019 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pranuar letrat kredenciale edhe nga ambasadori i ri jorezident i Mbretërisë së Arabisë Saudite, Abdelmomen Mohammed Sharaf.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar ambasadorin Mohammed Sharaf për mbështetjen që Arabia Saudite i ka dhënë Kosovës në dekadat e fundit.

Kreu i shtetit ka thënë se tani është koha që marrëdhëniet e mira bilaterale të zgjerohen edhe në fushën e ekonomisë dhe shkëmbimit tregtar.

Nga ana tjetër, ambasadori i ri jorezident i Mbretërisë së Arabisë Saudite, Abdelmomen Mohammed Sharaf, ka theksuar se shteti i tij do të vazhdojë mbështetjen e gjithmbarshme për Kosovën.

Presidenti Thaçi ka thënë Mbretëria e Arabisë Saudite është një partner i rëndësishëm i Republikës së Kosovës.