Presidenti Thaci pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i Bullgarisë

Prishtinë, 24 janar – Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, ka pranuar letrat kredenciale të Ambasadorit të ri të Bullgarisë në vendin tonë, Hristo Gudjev.

Presidenti Thaçi, duke e uruar për punën e tij të re, i ka shprehur Ambasadorit Gudjev falënderim për përkrahjen që Bullgaria i ka dhënë Kosovës dhe përpjekjeve për paqe e stabilitet në tërë rajonin tonë.

“Jemi mirënjohës për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale si dhe për përkrahjen që Bullgaria i jep Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, u shpreh Presidenti Thaçi dhe shtoi se “veçanërisht e rëndësishme është përkrahja në institucionet e BE-së”.

Ambasadori Gudjev u shpreh se Bullgaria përkrah perspektivën euro-atlantike të Kosovës dhe se angazhohet për anëtarësim të tërë rajonit në Bashkimin Europian.