Presidenti Thaçi dhe drejtoresha e USAID-it nënshkruajnë amendament edhe për 34 milionë dollarë përkrahje

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me drejtoreshën e misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, sot kanë nënshkruar një amendament në marrëveshjen dypalëshe për bashkëpunim zhvillimor në mes të Qeverisë së ShBA-së dhe Qeverisë së Kosovës.

Me këtë amendament zotohen edhe 34 milionë dollarë amerikan shtesë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke ngritur shumën totale të mjeteve të zotuara nga SHBA-ja, sipas marrëveshjes në 198 milionë dollarë amerikan, ndërsa të gjitha fondet do të administrohen nga Agjencia e ShBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Të gjitha fondet i destinohen mbështetjes së Kosovës për rritjen e qëndrueshmërisë.

Nga viti 1999 e tutje, USAID-i ka investuar në emër të popullit amerikan mbi 920 milionë dollarë amerikan në mbështetjen e rrugëtimit të Kosovës drejt vetë-qëndrueshmërisë.