Presidenti Thaçi bën homazhe te varri i ish-presidentit Rugova

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Rugova në 13 vjetorin e vdekjes së tij.

Presidenti Thaçi ka thënë se ish-presidenti Rugova ka qenë një prej arkitektëve të pluralizmit në Kosovë dhe njeri i dialogut dhe angazhimeve unifikuese.

“Sot shënojmë 13 vjetorin e vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, një prej arkitektëve të pluralizmit në Kosovë, njeriut të dialogut, të negociatave, të marrëveshjeve të brendshme, por edhe në rrafshin ndërkombëtarë, të angazhimeve unifikuese, të përpjekjeve maksimale për liri dhe pavarësi të Kosovës.

Prandaj, sot bëj nderimet më të larta shtetërore si president i vendit dhe si bashkëpunëtor i tij.  Nderime dhe respekt!”, ka thënë presidenti Thaçi.