Presidenti Sassoli i konfirmon Presidentes Osmani praninë një delegacioni në Republikën e Kosovës për të vëzhguar zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka pranuar letër nga Presidenti i Parlamentit Evropian, David Maria SASSOLI, përmes së cilës i konfirmon Presidentes Osmani praninë një delegacioni në Republikën e Kosovës për të vëzhguar zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021.
Në letrën dërguar Presidentes Osmani thuhet se kam pranuar letrën tuaj të 18 qershorit në të cilën keni ftuar Parlamentin Evropian të dërgojë një delegacion në Republikën e Kosovës për të vëzhguar zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021. 

“Dëshiroj t'ju falënderoj për këtë ftesë dhe për besimin që ju vëni në institucionin tonë dhe në cilësinë dhe pavarësinë e aktiviteteve tona të vëzhgimit të zgjedhjeve. Unë gjithashtu jam veçanërisht i kënaqur të kuptoj nga ftesa juaj se situata në lidhje me pandeminë është e qëndrueshme dhe pozitive dhe shumë më pak e rëndë sesa gjatë zgjedhjeve të përgjithshme”, thuhet në letrën e Sassolit dërguar Presidentes Osmani. 

Sipas tij, Grupi i Mbështetjes së Demokracisë dhe Koordinimit të Zgjedhjeve në takimin e tij të fundit vendosi të përfshijë vëzhgimin pozitiv të zgjedhjeve lokale në Kosovë si përparësi për semestrin e dytë të vitit 2021. 

“Grupi i Mbështetjes së Demokracisë dhe Koordinimit të Zgjedhjeve (The Democracy Support and Election Coordination Group-DEG), në takimin e tij të fundit vendosi të përfshijë vëzhgimin pozitiv të zgjedhjeve lokale në Kosovë si përparësi për semestrin e dytë të vitit 2021. Andaj, DEG-ja do të fillojë të gjitha procedurat e nevojshme për t’iu përgjigjur pozitivisht në ftesën tuaj”, përfundon letra dërguar Presidentes Osmani.