Presidenti Pacolli, në Shkup, vuri kurora lulesh para Shtatores së Skënderbeut dhe para varrit të Goce Delçevit

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë vizitës së sotme në Shkup, ka vendosur kurora lulesh para Shtatores së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, si dhe ka shëtitur në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

Ai gjithashtu ka vendosur kurora lulesh edhe para varrit të Goce Delçevit, në kishën e Shën Spasit.