Presidenti Napolitano fton Presidenten Jahjaga për vizitë në Itali

Presidenti i Republikës së Italisë, Giorgio Napolitano i ka dërguar Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, një ftesë për të vizituar Italinë dhe për të marrë pjesë në manifestimin qendror të shënimit të 150 vjetorit të Bashkimit kombëtar italian.

“Kam kënaqësinë që t’Ju ftoj të merrni pjesë në festimet zyrtare të 150 vjetorit të formimit të Shtetit tonë të bashkuar, do të mbahet më 2 qershor në Romë. Prania Juaj do të ishte një nder për mua e për Qeverinë italiane dhe do të përbënte një dëshmi të re domethënëse të lidhjeve të forta të miqësisë që bashkojnë Kosovën e Italinë”, thuhet në ftesën e Presidentit Napolitano.