Presidenti i SHBA, Barack Obama uroi Presidenten Atifete Jahjaga

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama i ka dërguar një urim Presidentes së re të Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga.

Në letrën e urimit të Presidentit Barack Obama thuhet:

E nderuara Zonja Presidente,

Ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj si Presidente e Republikës së Kosovës. Zgjedhja juaj, me mbështetjen e partive më të mëdha në koalicionin qeverisës si dhe në opozitë, paraqet pjekurinë politike në rritje të Kosovës dhe statusit të saj në rritje si demokraci të bazuar në barazi për të gjithë.

Shtetet e Bashkuara mbesin mik i patundur i popullit të Kosovës. Ne do të mbështesim të gjitha përpjekjet që ju ndihmojnë juve në rrugën përpara drejt qëllimeve të përbashkëta të integrimit të plotë të Kosovës në institucionet euroatlantike dhe ato ndërkombëtare. Në veçanti, ne do të vazhdojmë të punojmë me institucionet tuaja për të avancuar reformat e nevojshme për ndërtimin e një demokracie gjithëpërfshirëse dhe shumetnike, për forcimin e ekonomisë së Kosovës dhe sundimin e ligjit.

Tash kur po i merrni përgjegjësitë si President, unë ju dëshiroj sukses të plotë.

Sinqerisht,

Barak Obama