Presidenti i Konfederatës së Zvicrës uroi presidentin Thaçi për 11 Vjetorin e Pavarësisë

Presidenti i Konfederatës së Zvicrës, Ueli Maurer, e ka uruar presidentin Thaçi dhe popullin e Kosovës për 11 Vjetorin e Pavarësisë.

Në urimin e tij, Presidenti i Konfederatës së Zvicrës shkruan: “Në emër të Këshillit Federal Zviceran dhe popullit të Zvicrës, kam kënaqësinë e madhe të ju përcjellë Juve dhe qytetarëve të vendit Tuaj urimet tona më të mira për ditën tuaj të Pavarësisë”.

Kjo është letra e plotë e Presidentit të Konfederatës së Zvicrës, Ueli Maurer, dërguar presidentit Thaçi:

Shkëlqesia e Tij

Z. Hashim Thaçi

President i Republikës së Kosovës

Prishtinë

Në emër të Këshillit Federal Zviceran dhe popullit të Zvicrës, kam kënaqësinë e madhe të ju përcjellë Juve dhe qytetarëve të vendit Tuaj urimet tona më të mira për ditën tuaj të Pavarësisë. Gjithashtu, po e shfrytëzoj këtë mundësi për t’i dëshiruar vendit dhe banorëve Tuaj një të ardhme të ndritshme dhe premtuese.

Zvicra është e përkushtuar të ruaj marrëdhëniet e forta me Republikën e Kosovës dhe shpresojmë ta promovojmë bashkëpunimin në marrëveshje reciproke.

Ju lutem pranoni, Shkëlqesia Juaj, garancitë e konsideratës sime më të lartë.