Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel e uron Presidenten Osmani dhe premton mbështetje për Kosovën

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar një letër nga ana e Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, me të cilën ai e ka uruar për detyrën, duke i dëshiruar sukses në punën e mëtejme.

Në letrën e tij, Presidenti Michel ka theksuar se është në interes të KE-së që ta shoh Kosovën duke përparuar në rrugën e saj evropiane. Ai ka premtuar mbështetje për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet BE-së dhe Kosovës. Në këtë kontekst, z. Michel ka përmendur se BE-ja ka dyfishuar mbështetjen për rimëkëmbjen ekonomike, integrimin e Ballkanit Perëndimor e posaçërisht luftimin e pandemisë Covid-19 nëpërmjet Planit Ekonomik dhe Investues për këtë rajon të miratuar në tetorin e 2020-s.