Mesazhi i Presidentes Dr. Vjosa Osmani për Krishtlindjen ortodokse

Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani, i ka uruar qytetarët e besimit ortodoks për festën e Krishtlindjes.
Në vijim gjeni të plotë urimin e Presidentes Dr. Vjosa Osmani: 
 
Të dashur qytetarë të komunitetit ortodoks, festat ngjallin shpresën për një të ardhme më të mirë.
 
Sikurse krejt bota, edhe ne po përballemi me pandeminë, ndaj na duhet solidariteti, duke e konsideruar ngadhënjimin ndaj pandemisë njëlloj rilindje për njerëzimin.
 
Kjo festë sjelltë në shtëpitë tuaja gëzim! Drita, dashuria dhe shpresa e pakufishme bashkoftë njerëzit në çdo shtëpi në pritje të ditëve më të mira!
 
Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen ortodokse!