Me ftesë të Presidentes Osmani, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj do qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë, me rastin e fillimit të mandatit të tij

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, të hënën (15 gusht 2022), pret për vizitë zyrtare, me rastin e fillimit të mandatit të tij, presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. Në orën 10:00, Presidentja Osmani do ta presë presidentin Begaj me ceremonitë më të larta shtetërore.

Vendi: Sheshi “Ibrahim Rugova”, Prishtinë;

Shënim: Mediat duhet të jenë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës më së voni në orën 09:15.

Pas ceremonisë së pritjes, Presidentja Osmani Sadriu zhvillon takim me presidentin e Begaj, si dhe në fund të takimit do të kenë deklaratë të përbashkët për media.

(Mediat fillimisht marrin pamje nga takimi, dhe më pas përcjellin deklarimet)

Vendi: Kabineti i Presidentes;

Mirëpresim ekipet tuaja!