Mbreti i Suedisë dhe Mbretëresha e Holandës uruan Presidenten Jahjaga

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, me rastin e pesëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, ka marrë urime edhe nga Mbreti i Suedisë, Lartmadhëria e Tij, Carl Gustaf R, si dhe nga Mbretëresha e Holandës, Beatrix.

“Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, dua t’i përcjellë Shkëlqesisë Suaj urimet e mia më të sinqerta me dëshirat më të mira për përparim të qytetarëve të Kosovës”, shkruan Mbreti i Suedisë, Lartmadhëria e Tij, Carl Gustaf R.

Ndërsa, Mbretëresha e Holandës, Beatrix, në urim thekson: “Festimi i Ditës Suaj të Pavarësisë më jep mundësinë që t’i përcjell Shkëlqesisë Suaj urimet e mia me dëshirat më të mira për një të ardhme prosperuese për qytetarët e Kosovës”.