Mbretëresha Elizabeth II uroi Presidenten Jahjaga

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II e ka uruar Presidenten Jahjaga me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

“Është kënaqësi e madhe t’ia dërgoj Shkëlqesisë Suaj urimet e mia më të ngrohta në festimin e Ditës tuaj Kombëtare, bashkë me dëshirat e mia më të mira për fatin dhe lumturinë e mirë të popullit të Kosovës në vitin e ardhshëm”, thuhet në urimin e Mbretëreshës Elizabeth.