Krerët institucional pritën në takim udhëheqësit e Shoqatave të Autizmit

Ushtruesi i detyrës së Presidentit, Glauk Konjufca, bashkë me kryeministrin Albin Kurti, pretendeten për presidente, Vjosa Osmani, zëvendëskryeministren Emilija Rexhepi dhe me ministren për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, Arbërie Nagavci, me rastin e Ditës Botërore të Autizmit kanë pritur në takim udhëheqësit e shoqatave të autizmit në Kosovë, si dhe prindër e fëmijë autistë.

Me këtë rast, krerët institucionalë premtuan  përkrahje të gjithanshme për shoqatat dhe organizatat që kujdesen për personat me nevoja të veçanta, duke vënë theksin te nevoja e rritjes së ndërgjegjësimit për autizmin dhe përmirësimin e jetës së të prekurve me autizëm.


Dita Botërore e Autizmit shënohet me aktivitete të ndryshme qe nga viti 2007, si një përpjekje për t’i dhënë fund diskriminimit të kësaj kategorie të shoqërisë.