Dr.Vjosa Osmani zyrtarisht merr funksionin e u.d. të presidentes së Kosovës

Në përputhje me obligimet kushtetuese, pas dorëheqjes së presidentit të vendit z.Hashim Thaçi, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr.Vjosa Osmani, sot ka marrë zyrtarisht funksionin e u.d. të presidentes së Kosovës.

Ceremonia e pranim- dorëzimit është bërë në prezencën e stafit të Presidencës dhe kryetares së Kuvendit të Kosovës.


U.d. e presidentes do t`i drejtohet sot qytetarëve me një adresim në orën 17:00.