Vjosa Osmani-Sadriu: Presidentja 38-vjeçare e Kosovës merr detyrën

PRISHTINË, Kosovë: Presidentja e re e Kosovës mori detyrën të martën, duke u bërë kryeshtetasja më e re e një vendi më të ri në botë.

Vjosa Osmani-Sadriu, 38 vjeçare, u zgjodh për një mandat pesë-vjeçar të dielën nga Kuvendi i Kosovës, ose Parlamenti, duke e bërë atë udhëheqësen e dytë femër të një populli të Ballkanit në periudhën e pasluftës.


Osmani-Sadriu mori detyrën të martën në një ceremoni me një gardë nderi. Ushtruesi i detyrës së Presidentit Glauk Konjufca ia dorëzoi kushtetutën e vendit, duke shmangur një ceremoni më zyrtare për shkak të pandemisë.


Osmani-Sadriu ishte ish-ushtruese e detyrës së presidentit nga nëntori deri në fund të marsit. Ajo zëvendësoi Hashim Thaçin, i cili dha dorëheqje pasi u përball me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në një gjykatë speciale me seli në Hagë. Thaçi ishte një udhëheqës gueril gjatë luftës së Kosovës për pavarësi nga Serbia në fund të viteve 90-ta.


Posti i presidentit të Kosovës është kryesisht ceremonial, por ajo gjithashtu luan një rol udhëheqës në politikën e jashtme dhe si komandante e forcave të armatosura.


Rifillimi i bisedimeve për normalizim me ish-armikun e luftës Serbinë do të jetë një prioritet në listën e saj, edhe pse qeveria e Kryeministrit Albin Kurti ka thënë se kjo nuk gjendet lartë në qëllimet e tij.


Kosova u pavarsua në vitin 2008. Është njohur nga më shumë se 100 vende por jo nga Serbia ose aleatët e saj si Rusia dhe Kina.



Artikull nga Times of India

https://timesofindia.indiatimes.com/world/europe/vjosa-osmani-sadriu-kosovos-38-year-old-president-takes-office/articleshow/81932592.cms