Intervista e AP: Kosova e sheh se BE-ja po e favorizon “fëmijën e llastuar”- Serbinë

Ushtruesi i detyrës së Presidentit të Kosovës akuzoi Bashkimin Evropian të premten se nuk e ka trajtuar Kosovën si "të barabartë" me Serbinë fqinje në negociatat për normalizimin e, mardhënieve midis ish-armiqve të luftës. Vjosa Osmani, Presidentja e dytë femër e shtetit në Kosovën e pasluftës, i tha Asoshiejtid Pres në një intervistë se ajo mendon se Brukseli nuk ka mësuar nga gabimet e së kaluarës dhe e trajton Serbinë si "një fëmijë të llastuar". “Ne duhet të konsiderohemi të barabartë gjatë këtij dialogu. Nëse kjo ndodh, ajo vendos një rrugë për një dialog të suksesshëm në të ardhmen, ”tha Osmani në një intervistë për Asoshiejtid Pres.

BE ka lehtësuar negociatat Kosovë-Serbi që nga viti 2011, por vetem disa nga më shumë se 30 marrëveshje të nënshkruara nga bisedimet e dhëna, janë zbatuar.

Osmani, 38, mori detyrën e Presidentit të Kosovës këtë muaj kur ish Presidenti Hashim Thaçi dha dorëheqjen për t'u përballur me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në një gjykatë speciale me bazë në Hagë, në Holandë. Osmani pritet të shërbejë në cilësinë e ushtruesit të detyrës për një maksimum prej gjashtë muajsh.

Thaçi, ish-kryetarët e Kuvendit Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe dy ish-komandantët e tjerë të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që luftuan për pavarësi nga Serbia  po gjykohen. Askush prej tyre nuk ka pranuar asnjë nga akuzat.

Osmani tha se ndërsa Kosova po krijonte një precedent botëror duke pasur zyrtarë të lartë që shkonin me vetëdëshirë në gjykatë, Serbia, "një regjim i sponsorizuar nga shteti (i cili) vrau civilë, shumë prej të cilëve ishin fëmijë të vegjël, nuk po e bën të njëjtën gjë".

"Ata mohojnë të gjitha krimet e tmerrshme që ata kryen në të gjithë Jugosllavinë, por posaçërisht në Kosovë" gjatë vitit 1990, tha ajo.

Lufta 1998-1999 në Kosovë, atëherë provincë Serbe, përfundoi pas një ndërhyrjeje ushtarake të NATO-s që e detyroi Serbinë të tërhiqte forcat e saj. Kombet e Bashkuara drejtuan territorin për nëntë vjet para se Kosova në vitin 2008 të shpallte pavarësinë, një veprim që Serbia nuk e njeh.

Më shumë se 10,000 kryesisht shqiptarë etnikë u vranë dhe më shumë se 1,600 janë ende të zhdukur nga lufta.

Osmani tha se Serbia e humbi Kosovën në vitin 1999 kur "abuzuan me fuqinë e integritetit territorial dhe parimin e sovranitetit për të vrarë njerëzit që jetonin në atë territor".

"Sapo ta pranojnë atë realitet, atëherë ne mund të kemi një dialog të suksesshëm," tha ajo.

"Shpresoj që bashkësia ndërkombëtare të kuptojë se pa bërë presion ndaj Serbisë, ata kurrë nuk do të ndryshojnë", tha Osmani, duke shtuar: "Ende nuk ka pasur drejtësi për viktimat" më shumë se dy dekada pas përfundimit të konfliktit,