Mbahet konsultim publik me familjarët e të pagjeturve në Ditën Ndërkombëtare të së Drejtës për të Vërtetën

Prishtinë, 25 mars 2019 – Me rastin e shënimit të 24 marsit, Ditës Ndërkombëtare të së Drejtës për të Vërtetën lidhur me shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut dhe dinjitetin e viktimave është mbajtur edhe një konsultim publik me familjarët e personave të zhdukur të të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Kryesuesi i Ekipit Përgatitor për Themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin, Ardian Arifaj, ka thënë se kjo kategori meriton kujdes më të madh.

“Shkaku i kujdesit ndaj kësaj kategorie, krijimi i këtij ekipi ishte njëra ndër iniciativat e para të presidentit, për të artikuluar kërkesat e të gjitha komuniteteve dhe grupeve të ndryshme të qytetarëve”, ka thënë Arifaj.

Edhe familjarët e personave të zhdukur të të gjitha komuniteteve pohojnë se duhet të ketë pajtim, por jo një pajtim që nënkupton faljen.

“Pajtohemi se duhet me pas pajtim patjetër, por kjo nuk e nënkupton edhe faljen”, ka thënë Bajram Qerkinaj,  kryetar i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve.

Ky konsultimin publik është organizuar nga Qendra Burimore për Personat e Zhdukur.