Ekipi Përgatitor organizoi pritje për misionet e huaja në Kosovë që mbështetën punën e tij

18 Dhjetor, Prishtinë - Ekipi Përgatitor për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin organizoi pritje për përfaqësuesit e misioneve diplomatike, institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare të cilët e kanë mbështetur punën e Ekipit Përgatitor.

Në emër të Ekipit Ardian Arifaj, falënderoi të pranishmit për mbështetjen e treguar dhe i ftoi ata që të vazhdojnë me përkrahjen e kësaj iniciative.

“Jemi mirënjohës për përkrahjen tuaj dhe ju ftoj që të vazhdoni të përkrahni Ekipin Përgatitor tani në fazën përmbyllëse të ndërtimit të infrastrukturës ligjore e teknike për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin”, u shpreh Arifaj.

Ekipi Përgatitor për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin së shpejti do të fillojë edhe raundin e dytë të konsultimeve publike me hisedarët përkatës të shoqërisë kosovare në mënyrë që t’u prezantohet Draft Akti Normativ, dokument ky që është përpiluar pas përfundimit të raundit të parë të konsultimeve publike duke marrë parasysh opinionet dhe sugjerimet e pjesëmarrësve.