Ekipi Përgatitor konsultohet me përfaqësues të mediave

24 Prill 2019, Prishtinë – Ekipi Përgatitor për Themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin, ka mbajtur konsultim publik me përfaqësuesit e mediave të ndryshme nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Duke shprehur rëndësinë e fjalës publike dhe të mediave, konsultimi publik i kësaj teme u ngrit në nivel tjetër.

Punën intensive të Ekipit Përgatitor e vlerësoi lartë edhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet.

”Zvicra përcjell rregullisht punën e Ekipit Përgatitor dhe ne e shohim atë si shumë inkurajuese”, ka thënë ambasadori Jean-Hubert Lebet.  

Paneli nga Ekipi Përgatitor për Themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin ishte i përbërë nga Rron Gjinovci, Nora Ahmetaj dhe Arben Loshi, të cilët fillimisht sqaruan konceptet themelore të Drejtësisë Tranzicionale, dhe më pas pjesëmarrësit u njoftuan me përvojat e të tjerëve, dhe po ashtu folën edhe për iniciativën e Presidentit për Komisionin e së Vërtetës në Kosovë dhe pse ai na duhet.

Gjatë diskutimit, qëndrimet e shprehura për temën ishin shumë konstruktive, inkurajuese dhe tejet të rëndësishme në këtë fazë të konsultimeve publike, dhe pa dyshim se do të reflektojnë në përmbajtjen e aktit normativ i cili është duke u punuar.