Ekipi Përgatitor konsultohet me artistët

18 Prill 2019, Prishtinë – Ekipi Përgatitor për Themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin, zhvilloi konsultimin e planifikuar të radhës me artistët, ku paneli përbëhej nga Arben Loshi, Rron Gjinovci dhe Abdullah Ferizi, të cilët fillimisht sqaruan konceptet themelore të Drejtësisë Tranzicionale, pastaj pjesëmarrësit i njoftuan me përvojat e të tjerëve dhe po ashtu folën edhe për iniciativën e Presidentit për Komisionin e së Vërtetës në Kosovë dhe pse ai na duhet.

Sinan Kajtazi, u shpreh se “në fillim të viteve ’90-a Baleti i Kosovës ka qenë viktimë e represionit të forcave serbe, ku kanë shkatërruar një gjeneratë të tërë, dhe për këtë kemi një monografi të publikuar dhe komisionit mund t’i hyjë në punë”.

Kurse Mërgim Oruçi duke shpreh përkrahjen për iniciativën tha “e vërteta është e rëndësishme me dal në shesh, e pajtimi vjen vet”.

“Komisioni nuk duhet të jetë nën ombrellën e ndonjë institucioni tjetër, por të jetë i pavarur plotësisht nga politika, në mënyrë që të jetë i besushëm dhe funksional’, ka thënë Kreshnik Berisha.

Anëtari i Ekipit Përgatitor, Rron Gjinovci përmendi “disa përvoja të shteteve tjera që kanë gjetur forma të ndryshme të funksionimit të pavarur në mënyrë që të kryejë detyrën e vet komisioni”.

Pjesëmarrësit e konsultimit publik e kanë mirëpritur iniciativën e Presidentit dhe ishin të vetëdijshëm për vështirësitë e procesit dhe u pajtuan që motoja e vetme e komisionit duhet të jetë e vërteta.