DEPARTAMENTI I INFORMACIONIT DHE KOMUNIKIMIT ME PUBLIKUN
Departamenti i informacionit dhe komunikimit me publikun është njësi e rëndësishme organizative në kuadër të Zyrës së Presidentit të Kosovës. Ai ka për qëllim të njoftojë opinionin publik dhe mediat me veprimtarinë zyrtare të Presidentit të Kosovës, të mbajë kontakte të rregullta me mediat, të akreditojë përfaqësuesit e tyre, si dhe të informojë Presidentin me qëndrimet e opinionit publik dhe medias lidhur me punën e Presidentit.
Këto qëllime arrihen përmes komunikimit të rregullt e transparent me mediat, analizës dhe monitorimit, si dhe publikimeve.
Ky departament bashkëpunon ngushtë me Kabinetin e Presidentit në çështjet e informimit, si dhe është përgjegjës për paraqitjen e aktivitetit të Presidentit nëpërmjet faqes së internetit.
KONTAKT
Telefon: + 383 38 212 460
Centrix: 200-12-032
Zyra: C- 405- A
Email: [email protected]