?Ne besojmë në përkushtimin e shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian, dhe vendit tuaj, po ashtu, ndaj jemi të bindur se procesi i pavarësimit të Kosovës do të përmbyllet me sukses?, tha President i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, gjatë takimit me gjeneralin Roland Ertl, shef i Shtatmadhorisë së ushtrisë austriake.
Përveç procesit për përcaktimin e statusit të vendit, në këtë takim u diskutuan edhe çështje të tjera, ndër të cilat edhe ajo e marrëdhënieve me vendet e rajonit. Në këtë kontekst, Presidenti Sejdiu përsëriti se Kosova dëshiron të ketë raporta të mira me të gjitha vendet fqinje. Ne, vijoi ai, i kemi dhënë të gjitha garancitë e nevojshme për pakicat etnike dhe ato janë përfhsirë edhe në Pakon e Ahtisarit, e cila për ne është e mbyllur.Ndërkaq, gjenerali Erlt, i cili shoqërohej nga shefi i Zyrës së Austrisë në Prishtinë, z. Alexander Bayerl, theksoi se Kosova është një çështje evropiane, e cila kërkon një zgjidhje të shpejtë dhe adekuate, ndërsa Austria do të vazhdojë të jetë e angazhuar plotësisht në këtë proces.