presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Sejdiu: Pashkët ortodokse – festë e mesazheve të mira për të gjithë

Me rastin e Festës së Pashkëve Ortodokse, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu e vizitoi sot familjen e z. Millosh Maksimoviç nga Graçanica.

Duke uruar familjen Maksimoviç, si dhe të gjithë besimtarët ortodoksë të vendit për festën e tyre, Presidenti Sejdiu tha se Festa e Pashkëve Ortodoks është një festë  e mesazheve të mira për të gjithë njerëzit, festë e mesazheve të mira për bashkëpunim njerëzor dhe humanizëm, ndërsa kujdesi i institucioneve të vendit do të jetë i njëjtë për të gjithë qytetarët pa dallim etnie e besimi.Gjatë vizitës familjes Maksimoviç, në të cilën ishin të pranishëm edhe Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, z. Nenad Rashiç, nënkryetari i Graçanicës, z. Igor Aritanoviç, si dhe Kryetari i Partisë Liberale Serbe, Sllobodan Petroviç, Presidenti Sejdiu foli edhe për komunën e re të Graçanicës. “Është me rëndësi të veçantë që komuna re e krijuar në Graçanicë do të funksionojë normalisht sikur edhe komunat e tjera në interes të të gjithë qytetarëve. Pjesëmarrja e rëndësishme e qytetarëve në procesin zgjedhor në mënyrë të qetë tregon gatishmërinë e tyre për t’u marrë me problemet jetësore, si çdo njeri tjetër i Kosovës, prandaj, mbetet që kjo ditë feste që është edhe ditë e gëzimit familjar të jetë një impuls i ri për zhvillime, punë dhe për bashkëpunim”, theksoi Presidenti Sejdiu.Ndërkaq, kryefamiljari Maksimoviç, duke e çmuar lart vizitën e Presidentit Sejdiu, e  falënderoi atë për urimet që u solli atyre në festën e tyre më të madhe, si dhe për lodrat dhe kompjuterin  që Presidenti Sejdiu u dhuroi fëmijëve të tij.

This site is registered on wpml.org as a development site.