Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar komunën e Dragashit.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Duke u kthyer nga Shqipëria, u ndalëm në komunën piktoreske të Dragashit.
Sharri ka traditë, përkushtim dhe bukuri të jashtëzakonshme që kthehen në zhvillim ekonomik. Me kryetarin Bexhet Xheladini diskutuam për projektet që po e ndryshojnë jetën e qytetarëve dhe potencialin e madh që ka kjo komunë. E falënderoj për mikpritjen e tij, së bashku me anëtarët e qeverisë komunale dhe të kuvendit komunal, të cilët përfaqësojnë të gjitha komunitetet.





















