Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu u ka uruar të gjithë besimtarëve bektashinj Festën e Sulltan Nevruzit.
Në urim thuhet:
“Në ditën kulmore për besimin bektashian, dëshiroj t’ju uroj përzemërsisht të gjithë besimtarëve bektashinj kudo që ndodhen, festën e Sulltan Nevruzit. Me rastin e kësaj feste të madhe dhe shumë të rëndësishme, Ju shpreh urimet e mia më të përzemërta. Uroj që këtë ditë të shpresës, mirësisë, gëzimit, mirëkuptimit dhe të dashurisë për njëri-tjetrin ta kaloni në paqe dhe në harmoni me familjet dhe me miqtë tuaj.Uroj gjithashtu që kjo ditë ta ketë gjetur secilin nga ju me dashuri më të madhe për vendin dhe familjen! Lutem që kjo ditë e veçantë të nxisë edhe më shumë dashurinë në mes qytetarëve të vendit tonë, të cilët, pa dyshim, janë një shembull unikat i bashkëjetesës, i mirëkuptimit dhe i tolerancës në mes njerëzve me etni dhe besim të ndryshëm”.