Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot drejtoreshën rajonale të Bankës Botërore, znj. Jane Armitage, e cila ritheksoi përkushtimin e Bankës Botërore për ta ndihmuar Kosovën dhe të ardhmen.
Në këtë takim, në të cilin mori pjesë edhe z. Ranjit Nayak, përfaqësues i Bankës Botërore në Kosovë, Presidenti Sejdiu e falënderoi znj. Armitage për mbështetjen që ky institucion i ka dhënë Kosovës.Presidenti Sejdiu theksoi se Banka Botërore, duke mbështetur shumë projekte me rëndësi vitale për vendin tonë, ka qenë dhe mbetet partnere e rëndësishme e popullit dhe institucioneve të Kosovës në përpjekjet e përbashkëta për rimëkëmbjen ekonomike dhe zhvillimin e përgjithshëm të saj.