DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu priti përfaqësuesit e komunitetit rom të Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr, Fatmir Sejdiu, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve, priti në një takim Kujtim Pacakun, nënkryetar i Këshillit Konsultativ për Komunitete, si dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile nga komuniteti rom Nexhip Menekshe, Bashkim Ibishin dhe Daut Qylangjiun.

Me këtë rast, Presidenti Sejdiu rikonfirmoi edhe një herë mbështetjen e fuqishme të institucioneve të vendit për të gjitha komunitet pakicë në vendin tonë, me theks të veçantë për komunitetin rom.“Do të ofroj përkrahjen dhe mbështetjen time të fuqishme për të gjitha komunitet, ashtu siç edhe kam ofruar deri më tani dhe bashkarisht duhet të punojmë për integrimin e këtij komuniteti në të gjitha sferat e jetës”, tha Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu. Presidenti Sejdiu tha se edhe situata në kampin e veriut duhet të përmirësohet dhe të gjendet një zgjedhje më e mirë, në mënyrë që t’u ofrohen kushtet e domosdoshme për jetë të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim.“Jam i vetëdijshëm se duhet bërë edhe më shumë dhe duhet të bëjmë, të angazhohemi të gjithë në mënyrë që t’i tejkalojmë disa probleme me të cilat ballafaqohemi”, tha Presidenti Sejdiu. Përfaqësuesit e komunitetit rom e falënderuan Presidentin Sejdiu për mbështetjen që po ofron në integrimin e këtij komuniteti në të gjitha fushat e jetës, si në arsim, kulturë dhe në sfera të tjera.

This site is registered on wpml.org as a development site.