Presidenti i Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu priti Dea Xhemajlin, fituesen e çmimit ?Mikrofoni i Artë? në festivalin ndërkombëtar të mbajtur në San Felice, Itali.
Dea, 13 vjeqare nga Prishtina, përfaqësoi Kosovën në konkurrencën për grupmoshat 13-22 vjeq dhe fitoi çmimin kryesor për këtë kategori më këngën “Paqe për të gjithë”.Kjo këngë, e cila u këndua nga Dea në gjuhën shqipe dhe atë italiane, u kompozua nga Donika Rudi me tekst të Burim Hoxhës.Presidenti falenderoi Deën që solli këtë çmim të rëndësishëm në Kosovë dhe i uroi asaj shumë suksese në të ardhmen.