DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu ngushëlloi Presidentin Sarkozy

Presidenti Sejdiu i ka dërguar Presidentit të Francës, z. Nicolas Sarkozy, një telegram ngushëllimi me rastin e humbjes së jetës së shumë qytetarëve të Francës, si pasojë e motit të keq.

Në vijim, përmbajtja e këtij telegrami:

Shkëlqesisë së Tij Nicolas Sarkozy
President i Republikës së Francës

Në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për jetët e humbura të bashkëqytetarëve Tuaj, si dhe për dëmet e mëdha që ka pësuar vendi Juaj si pasojë e motit të keq.

Në këto çaste pikëllimi, ne shprehim solidaritetin tonë të plotë me ju dhe lutemi për shpirtin e viktimave të kësaj fatkeqësie të rëndë. Gjithashtu, urojmë që të lënduarit të shërohen sa më shpejt.

Ndaj, i nderuar President, ju lus që ndjenjën tonë të dhembjes së thellë t?ua përcillni edhe familjeve që humbën më të dashurit e tyre dhe gjithë popullit mik francez.

Shpirtërisht dhe në lutje jemi me ju në këto çaste zie!
Zoti i bekoftë viktimat e kësaj tragjedie dhe familjet e tyre!
Zoti e bekoftë Republikën e Francës!

Me respekt,
Dr. Fatmir Sejdiu
President i Republikës së Kosovës

This site is registered on wpml.org as a development site.