Me të marrë lajmin për vdekjen tragjike të Presidentit të Polonisë, Shkëlqesisë së Tij Lech Kaczynski, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, ka shprehur ngushëllimet me të sinqerta për popullin dhe institucionet e Polonisë.
Në mesazhin e Presidentit Sejdiu, ndër të tjera, thuhet: “Në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës shpreh dhembjen e thellë për shuarjen tragjike të Presidentit të Polonisë, Lech Kaczynski, të bashkëshortes së tij, si dhe të bashkëpunëtorëve që e shoqëronin atë”. Po ashtu, Presidenti Sejdiu thekson se, në këto çaste të rënda zie për popullin polak, Republika e Kosovës qëndron pranë këtij vendi mik dhe shpreh solidaritetin e plotë me të.