presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu ngushëlloi familjen Shukriu

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Shukriu, me rastin e vdekjes së më të dashurit të tyre, z. Muhamet Shukriu.

Në telegram thuhet:

E nderuara familje Shukriu,

Pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, z. Muhamet Shukriu, veprimtar i shquar i çështjes kombëtare dhe i ruajtjes së trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Muhamet Shukriu ka qenë drejtues i përkushtuar i institucioneve të rëndësishme të vendit dhe do të gëzojë përherë nderimin e të gjithë brezave të Republikës së Kosovës.

Shpirtërisht dhe në lutje jemi me Ju në këto çaste pikëllimi!
Zoti e bekoftë Muhamet Shukriun dhe familjen e tij!

This site is registered on wpml.org as a development site.