Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Aliu, me rastin e vdekjes së më të dashurit të tyre, z. Ali Aliu.
Në telegram thuhet:
E nderuara familje Aliu, Ju përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, z. Ali Aliu, veprimtar i shquar i çështjes kombëtare. Ali Aliu ia përkushtoi tërë jetën çështjes kombëtare, për çka u persekutua dhe vuajti në burg në kohën e regjimit pushtues. Lajmin për vdekjen e tij e morëm me pikëllim të thellë, por jemi të bindur se virtytet e Ali Aliut do të kujtohen përherë nga qytetarët e Republikës së Kosovës. Shpirtërisht dhe në lutje jemi me Ju në këto çaste pikëllimi! Zoti e bekoftë Ali Aliun dhe familjen e tij! Me respekt, Dr. Fatmir Sejdiu, President i Republikës së Kosovës