Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu e ka ngushëlluar familjen Alimusaj, e cila sot humbi më të dashurin e saj, profesor Nimon Alimusajn, veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës dhe anëtar i Kryesisë së LDK-së.
Më poshtë po e japim tekstin e këtij telegrami:
E dashura familje Alimusaj, Në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të më të dashurit Tuaj, z. Nimon Alimusaj. Nimonin e kam njohur një kohë të gjatë dhe me të kam pasur rastin të bashkëpunoj ngushtë, ndaj lajmi për shkuarjen e tij në amshim më ka prekur thellë. Në këto çaste pikëllimi, unë shpreh solidaritetin tim të plotë dhe të institucioneve të vendit me Ju. Duke pasur parasysh virtytet e larta njerëzore e kombëtare të Nimonin Alimusajt, jam i bindur që emri i tij do të kujtohet përherë më nderimet më të larta nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Shpirtërisht dhe ne lutje jemi me Ju në këto çaste pikëllimi!Zoti e bekoftë Nimon Alimusajn dhe familjen e tij! Me respekt,Dr. Fatmir SejdiuPresident i Republikës së Kosovës