Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu u ka dërguar Presidentes së Kilit, z. Michelle Bachelet si dhe Presidentit të zgjedhur të Kilit, z. SebastiÃ?Æ?Ã?â???Ã?Æ?ââ?¬Å¡Ã?â??Ã?¡n PiÃ?Æ?Ã?â???Ã?Æ?ââ?¬Å¡Ã?â??Ã?±era një telegram ngushëllimi me rastin e humbjes së jetës së shumë qytetarëve të Kilit, si pasojë e tërmetit që goditi këtë vend.
Në vijim, përmbajtja e këtij telegrami:
Shkëlqesisë së Saj Michelle Bachelet
Presidente e Republikës së Kilit
Shkëlqesisë së Tij Dr. SebastiÃ?Æ?Ã?â???Ã?Æ?ââ?¬Å¡Ã?â??Ã?¡n PiÃ?Æ?Ã?â???Ã?Æ?ââ?¬Å¡Ã?â??Ã?±era
President i zgjedhur i Republikës së Kilit
E nderuara Presidente Bachelet:
I nderuari President i zgjedhur PiÃ?Æ?Ã?â???Ã?Æ?ââ?¬Å¡Ã?â??Ã?±era:
Populli i Republikës së Kosovës ka pranuar me dhimbje të thellë lajmin për jetët e humbura dhe dëmet që janë shkaktuar nga tërmeti i fundit në vendin tuaj. Me anë të kësaj letre, unë ia ofroj Shkëlqesisë Suaj, qeverisë suaj dhe mbarë popullit të Republikës së Kilit, solidaritetin më të thellë të popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.
Unë jam i bindur se Ju, Shkëlqesia e Juaj, do t?ia dilni ta udhëhiqni popullin e madh të Kilit drejt tejkalimit të këtyre momenteve të vështira. Shpresoj se do të gjeni sadopak ngushëllim nga mendimet dhe lutjet tona për ata që kanë humbur më së shumti në këtë fatkeqësi natyrore të tmerrshme.
Zoti i bekoftë viktimat e kësaj tragjedie të tmerrshme dhe ua lehtësoftë dhimbjen të mbijetuarve!
Me bashkëndjesinë më të thellë,
Dr. Fatmir Sejdiu
Kryetar i Republikës së Kosovës